Ferizaj

Studentë të UShAF  marrin pjesë në dy panaire: Panairin për Hoteleri dhe Turizëm dhe Panairin e Edukimit


Publikuar më:


Studentë të UShAF të prirë nga rektori Bajraktari morën pjesë në dy panaire: Panairin për Hoteleri dhe Turizëm dhe Panairin e Edukimit

Zyrtarë të lartë të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) dhe studentë të këtij universiteti, të prirë nga rektori Agron Bajraktari kanë marrë pjesë në Panairin tradicional për turizëm, hoteleri dhe gastronomi “Prishtina 2016” dhe Panairin e 10-të ndërkombëtar të Edukimit, të cilat janë hapur në Prishtinë.

Gjatë ceremonisë së hapjes së panaireve, ku po marrin pjesë përfaqësues të agjensioneve për promovim të turizmit dhe institucioneve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi, u vlerësua se është shumë e rëndësishme që këto dy panaire mbahen së bashku, sepse pa edukim nuk mund të zhvillohet as turizmi, as ekonomia dhe asnjë sektor tjetër.

Në këtë panair, kanë prezantuar dhe ofertuar programet edukativo- arsimore, si dhe punimet e tyre nxënësit, përkatësisht institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional dhe kolegje të Kosovës dhe rajonit.

Në këtë ngjarje, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, është shprehur se kjo është një mundësi e mirë që të promovohen mundësitë që ka sfera e edukimit, sidomos e arsimit profesional, në mënyrë që të shohim shkathtësitë dhe inovacionin e nxënësve tanë.
Edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, znj. Hykmete Bajrami vuri në theks rëndësinë që ka turizmi në zhvillimin ekonomik të vendit dhe tha se në këtë drejtim Kosova ka shumë asete të çmueshme.

Ndërsa, udhëheqësi i Agjencisë Kombëtare të Turizmit të Shqipërisë, z. Ardit Qollaku, kryetari i Ulqinit, z. Nazif Cungu, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, z. Qemajl Minxhozi dhe ai i Malit të Zi, z. Radovan Mileniq, theksuan se turizmi ka një rëndësi të veqantë për zhvillimin e vendeve të tyre dhe folën për ato që po bëjnë vendet e tyre për pritjen sa më të mirë të turistëve dhe rritjen e numrit të tyre, sidomos tani kur po afrohet koha për fillimin e sezonës së pushimeve verore në bregdet, por edhe të turizmit malor.

Gjatë panairit po mbahet edhe një aktivitet i quajtur “Gatime profesionale të ushqimit” ku po shkëmbehen ide nga kuzhinierët nga vende të ndryshme dhe nxënës të arsimit profesional, ndërsa pjesëmarrësit kanë mundësi të shijojnë këto ushqime.

Ndërkaq, edhe studentët e UShAF mbetën të kënaqur me kreativitetin që panë nga produktet e ekspozuara në këto dy panaire nga ndërmarrje të ndryshme të Republikës së Kosovës, rajonit dhe nxënës të shkollave të mesme të arsimit dhe aftësimit profesional.

12990871_938138329635584_7813984830445334158_n 13000191_938138332968917_2715890387721912109_n

Comments
To Top