25,04,2024

32 të vdekur deri tani, pas tërmetit në Japoni

Must Read

termetiii_6007

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe ka njoftuar se ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke tentuar ende që të gjejnë të mbijetuar nga rrënojat e shtëpive dhe ndërtesave të shembura pas një tërmeti të fuqishëm që goditi Japoninë, përkundër stuhive me shi që janë duke mbretëruar në vend.

Numri i gjertanishëm i të vdekurve nga tërmeti ka shkuar në 32, ndërsa raportohet për qindra të lënduar.

Kryeministi japonez Abe ka thënë se operacionet për shpëtimin e të mbijetuarve do të jenë tepër të vështira gjatë natës së sontme, transmeton KosovaPress.

Si pasojë e shembjes së shtëpive, mijëra banorë janë detyruar të zhvendosen nga zonat e goditura nga tërmeti.

Nga një tjetër tërmet që goditi Japoninë të enjten, të vdekur mbetën 9 persona. /KosovaPress/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img