Ferizaj

28 biznese përfitojnë grante nga Komuna, në fazën e parë të Fondit të Punësimit


Publikuar më:


Në kuadër të mbështetjes për bizneset e reja dhe ekzistuese, që po zhvillohet tash e disa vite, përmes Fondit të Punësimit, sot Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, shpërndau grantet për 28 përfitues nga skema e mbështetjes në fushën e pajisjeve për mobileri, metalpunues dhe rrobaqepësi.

Me këtë rast, drejtori Zekir Bytyqi tha se ky kontigjent i shpërndarë sot, i paraprinë një kontigjenti të ri që do të shpërndahen ditëve në vijim, të gjitha këto në kuadër të Fondit të Punësimit, përmes së cilës deri më tani janë mbështetur qindra biznese ferizajase.

To Top