05,05,2024

Arrestohet një person për tentim vjedhje, ishte kapur në flagrancë nga qytetarët

Must Read

Stacioni policor i Ferizajt nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj,  mbrëmë, rreth orës 23:30, ka pranuar një informacion, për një vjedhje të rëndë e mbetur në tentativë.

Njësitet reaguese me urgjencë iu kanë përgjigjur kësaj thirrje dhe kanë arritur të prangosin personin me inicialet L.M ( M/K) i moshës 37 vjeçar, i cili ishte ndaluar ( kapur) në flagrancë, nga disa qytetarë, duke thyer derën e hyrjes së një ndërtese të banuar në Ferizaj. Tek i dyshuari,  janë gjetur edhe provat materiale të përdorura, me të cilat dyshohet se i ka përdorur, për ta thyer derën e hyrjes ( thikë dhe një mjet i fortë ).

Policia,  pasi e ka intervistuar të dyshuarin, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt , i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, me këtë rast falënderon dhe lavdëron qytetarët, për guximin dhe aktin shembullorë, të cilët kanë arritur të parandalojnë kryerjen e veprës penale , vjedhje e rëndë.

Policia, gjithashtu inkurajon qytetarët, si në këtë rast, të bashkëpunojnë dhe të njoftojnë policinë rajonale, për të gjitha rastet kriminale.

Ky rast,  mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img