Lajme

200 thasë mbeturina largohen nga fshati Goshicë i Vitisë


Publikuar më:


20160409152041643646_1460208826-2683965

Iniciativa “Ta pastrojmë Kosovën” ka ndërmarr sot aksionin e radhës, për pastrimin e një deponie ilegale të mbeturinave në fshatin Goshicë të Komunës së Vitisë.
Ky është aksioni i tetë në kuadër të kësaj fushate për këtë vit dhe ka rezultuar me largimin e rreth 200 thasëve me mbeturina në atë deponi, transmeton Koha.net.

Aksioni është realizuar në bashkëpunim me ndërmarrjen e pastrimit “Eko – higjiena” dhe është përkrahur edhe nga Komuna e Vitisë, ku të pranishëm në këtë aksion ishin drejtori i financave, i urbanizimit dhe i shërbimeve publike.

“Banorët e fshatit Goshicë e kanë përkrahur këtë aksion, ku mbi 100 vullnetarë kanë ndihmuar për eliminimin e kësaj deponie. E pjesëmarrja e një numri kaq të madh të banorëve është dëshmi që qytetarët kanë filluar të vetëdijesohen për rëndësinë e një mjedisi të pastër. Banorët e këtij fshati janë zotuar se do të jenë aktiv për pastrimin e mbeturinave në fshatin e tyre dhe do të bëhen pjesë e ndërmarrjes së pastrimit, sepse duan të jetojnë në ambient të pastër”, thuhet në komunikatën e Let’s Do It Kosovo.

Comments
To Top