23,04,2024

19 mln euro drogë, arrestohen 97 shqiptarë e grekë

Must Read
Droge

Media greke bën të ditur se gjatë operacionit “Dragoi” janë sekuestruar dhjetëra kilogramë kanabis sativa, kokainë e heroinë. Policia greke ka bërë të ditur se kreu i kësaj organizate është një shqiptar.

Shqiptarit nuk i është dhënë emri, por vetëm pseudonimi. “Kapoja i organizatës njihet me emrin Gendi dhe është shpallur në kërkim. Ai ndodhet në Shqipëri dhe ka marrë pjesë në ekzekutimin e një shqiptari me 10 plumba, ngjarje e ndodhur në 13 nëntor”, bën të ditur SYRI.net, duke cituar burime zyrtare të Policisë greke.

Siç raportohet nga të dhënat e hetuara nga policia, kjo organizatë kriminale në vetëm 6 muaj, nga prilli deri tani ka qarkulluar më shumë se 19 milionë euro, shumica para që janë sjellë në Shqipëri.

Oficerët e policisë kanë kontrolluar 45 shtëpi, si dhe kanë sekuestruar 433 kilogramë kanabis sativa,  30.000 euro, 10 makina, një kamion, dy motorë, dy peshore e sende të tjera që shërbenin për ndarjen dhe shitjen e drogës.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img