26,04,2024

15 shkolla të Ferizajt pjesëmarrëse në PISA

Must Read

Ferizaj.12.02.2018. Drejtoria Komunale e Arsimit në Ferizaj ka filluar përgatitjet për pjesëmarrjen në vlerësimin ndërkombëtar “Pisa 2018”.

Sadije Hajdini, zyrtare në Drejtorinë e Arsimit, tha se në komunën e Ferizajt janë përzgjedhur 15 shkolla, prej tyre 7 të mesme dhe 8 fillore.

Ajo tregoi se kjo drejtori tashmë ka dërguar në Ministri të Arsimit listën me emrat e nxënësve që kanë lindur në vitin 2002, duke shtuar se përzgjedhja e nxënësve do të bëhet nga Ministria e Arsimit.
“Në fillim të muajit nëntor janë kërkuar të gjitha të dhënat nga Ministria e Arsimit që nxënësit të cilët janë lindur nga 1 janari i 2002 deri më 31 dhjetor 2002, pra të gjithë nxënësit që janë të lindur në vitin 2002, të gjitha shifrat e nxënësve që i kemi marrë nga shkollat i kemi dërguar dhe janë caktuar koordinator në nivel të shkollës që do t’i përgatisin nxënësit dhe tashmë jemi në fazë të përgatitjeve dhe nesër kemi një takim informues që janë të ftuar të gjithë koordinatorët shkollor dhe do të marrim informacione të sakta nga Ministria e Arsimit’’, theksoi Hajdini.
Hajdini u shpreh optimiste se kësaj radhe Kosova do të dalë më e suksesshme nga ky test, pasi që sipas saj, ka kohë që kanë filluar përgatitjet.
“Prej nëntorit ka filluar faza dhe tani jemi në fillim të përgatitjeve dhe besoj që ka kohë të mjaftueshme, koordinatorët të cilët janë të caktuar do të punojnë me nxënës, me prindër me të gjithë dhe besoj që do të dalim me një sukses më të mirë për shkak se do të përgatiten nxënësit dhe nxënësi duhet të dëshmoj se brenda 15 vjeçarit ka treguar sukses, është përgatitur për jetë në fushat e caktuara që i cakton Ministria e Arsimit që do t’i nënshtrohen testit”,tha Hajdini.

Në testin e kaluar PISA, të mbajtur në vitin 2015, Kosova u rangua e treta nga fundi, prej 72 vendeve të botës. Testi i sivjetmë pritet të mbahet në muajin prill dhe kësaj radhe jo me laps, por me kompjuterë, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img