25,04,2024

12 vjeçari nga Lezha: Kam frikë të jetoj me një popull si ju

Must Read

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Një detyrë e dhënë në shkollë, e ka bërë këtë 12-vjeçar të reflektojë mbi aktualitetin shqiptar. 12-vjeçari nga Lezha shkruan për Jetaoshqef.al shqetësimin e tij.

E gjitha ka nisur me një detyrë për të bërë një gazetë. Kështu, djali ka blerë disa gazeta në mënyrë që ta ndihmojnë për të bërë detyrën sa më mirë. Ajo që i ka bërë përshtypje është aktualiteti shqiptar, në të cilin fatkeqësisht mbizotërojnë vrasjet, plagosjet, vjedhjet etj. Prandaj ai vendosi të ndajë me ne këtë shqetësim dhe të bëjë thirrje për reflektim, pasi ai ka frikë tashmë të jetojë në mes të këtyre njerëzve.

Një 12-vjeçar që me shumë të drejtë ngre këtë shqetësim dhe me siguri është shumë më i zgjuar se udhëheqësit tanë që nuk u bëjnë përshtypje krimet dhe korrupsioni që hasim çdo ditë. Në fund të fundit kush do t’ia dijë për faktin se shqiptarët po jetojnë çdo ditë e më shumë me frikë në vendin e tyre!

lezhjani

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img