26,04,2024

Vuçiç: Situata në Maqedoni, rrezik për stabilitetin në rajon

Must Read

vucee

​Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç është shprehur i shqetësuar për situatën në Maqedoni, e cila sipas tij mund të reflektohet në stabilitetin e gjithë rajonit. Vuçiç është shprehur se, një “ukrainizim i Maqedonisë” nuk i duhet askujt.

“Përleshjet, trazirat dhe çfarëdolloj destabilizimi rrezikojnë të kushtëzojnë të gjithë rajonin. Ne në Serbi po punojmë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, ka deklaruar Vuçiç.

Ai ka theksuar se, në Serbi situata është tërësisht e qetë dhe e qëndrueshme, por ka theksuar se, është me rëndësi që situata e tensionuar në Maqedoni të zgjidhet sa më shpejt.

Situata në Maqedoni është trazuar pas vendimit të presidentit Ivanov për të amnistuar të gjithë politikat nën hetim apo në procese gjyqësore, përfshirë ata të lidhur me skandalin e përgjimeve të publikuar vitin e kaluar.

Ky veprim ka shkaktuar reagim të menjëhershëm popullor, me opozitën që prej katër ditësh proteston çdo mbrëmje në rrugët e Shkupit, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit.

Pak ditë më parë një shqetësim të ngjashëm kryeministri serb shprehu për situatën në Bosnje e Hercegovinë, për shkak të rritjes së atij që e cilësoi “ekstremizëm politik” që mund të përhapet në mbarë Ballkanin.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img