Ferizaj

​Shpërthen gypi i ujërave të zeza, IHMK pezullon parashikimet e motit


Publikuar më:


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka pezulluar parashikimet e motit për kohë të pacaktuar për shkak të kushteve të rënduara të punës si pasojë e shpërthimit të ujërave të zeza në afërsi dhe brenda objektit.

Në njoftimin për media thuhet se pavarësisht kërkesave për rregullimin e këtij problemi, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

“Ky problem është që gati 6 muaj, por temperaturat e larta e kanë rritur koncentrimin e ndotësve dhe është bërë e padurueshme qëndrimi në vendin e punës”, përfundon njoftimi.

Kushtet e rënda në stacionin meteorologjik të Institutit të Hidrometeorologjik të Kosovës në Ferizaj kanë bërë që të pezullohen parashikimet e motit për një kohë të pacaktuar, ka njoftuar koordinatori i IHMK-së, Besim Aliu, të martën.

Siç ka bërë të ditur Aliu, brenda stacionit ka shpërthyer një gyp i ujërave të zeza dhe se puna tashmë është bërë e pamundur. Ai ka thënë se rastin e ka lajmëruar në të gjitha instancat, por se s’është rregulluar telashi.

“Në afërsi dhe në brendi të stacionit Meteorologjik ka shpërthyer një gyp i ujërave të zeza dhe pavarësisht kërkesave të njëpasnjëshme drejtuar të gjithë akterëve, duke filluar nga Kompania “Bifurkacioni”, Komunës, ( Shërbimeve Publike), Policisë, IHMK. Inspektoratit të MMPHI-së dhe së fundmi edhe ministrit të MMPH, z. Aliu, nuk patën sukses ta rregullojnë defektin dhe kundërmimet që janë krijuar aty më bëjnë të pamundur kryerjen e veprimtarisë sime profesionale”, ka thënë Aliu.

Sipas tij, problemi është qe gati 6 muaj, por temperaturat e larta kanë rritur koncentrimin e ndotësve dhe qëndrimi në vend pune tash është bërë i padurueshëm.

To Top