26,04,2024

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik ne Ferizaj dhe Aleanca Kosovare e Bizneseve merren vesh për bashkëpunim në fushën e ekonomisë

Must Read

Këtë të mërkurë drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj, Balton Dërguti, është pritur nga Drejtori i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.

Qëllimi i këtij ishte bashkëpunimi në mes Komunës së Ferizajt dhe Aleancës Kosovare të Bizneseve. Me këtë rast drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton Derguti u dakordua, se do të ketë bashkëpunim të ngushtë në 4 vitet e ardhshëm.

Te dyja palët janë dakorduar që të bashkëpunojnë në këto fusha: Koordinimi për hartimin e politikave ekonomike të nivelit Lokal me atë qendror, përkrahje e përbashkët për biznese të ndryshme të Komunës së Ferizajt, mundësia për pjesëmarrje të bizneseve ferizajase në panaire të ndryshme ndërkombëtare dhe vendore. Poashtu ne kuadër të përgatitjeve që po bënë Drejtoria e Zhvillimit Ekonomi për hartimin e strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal, drejtori Agim Shahini, ka thënë se AKB do të jetë pjesë e grupit punues për hartimin e kësaj strategjie.

Të dy drejtorët u dakorduan për realizimin e një sere aktivitetesh gjatë viteve në vazhdim. Shiko më pak

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img