Lajme

​SHBA-ja e vendosur në luftën kundër ISIS-it, dërgon trupa shtesë në Siri


Publikuar më:


shba_7116


Presidenti amerikan, Barack Obama ka bërë të ditur se do të dërgojë edhe 250 trupa ushtarakë të tjerë në luftën kundër grupit ekstremisti, Shteti Islamik.

Gjatë vizitës së tij në Gjermani, Obama tha se një veprim i tillë do të ndikojë në rritjes e pranisë amerikane në vendin e goditur nga lufta civile.

Lufta kundër Shtetit Islamik ishte tema kryesore e diskutimeve ndërmjet Obamës me liderët e Arabisë Saudite, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë.

Rreth 50 forca të operacioneve speciale veçse janë duke vepruar në Siri, për të luftuar grupin terrorist, Shteti Islamik, i cili kontrollon qytetet e Mosulit në Irak dhe Rakas në Siri.

Përveç këtyre vendeve, ISIS përbën kërcënim gjithandej, pas marrjes së përgjegjësisë për sulmet terroriste të nëntorit në Paris dhe të marsit në Bruksel./Kpress

Comments
To Top