25,05,2024

FPML: Nuk ka kushte për zgjedhje të drejta më 5 qershor

Must Read

FPML-780x439

VMRO-DPMNE mund të fitojë vetëm nëse në një kongres të jashtëzakonshëm pastrohet nga kriminelët e falur dhe nga të gjithë ata për të cilët ka hetime në PSP, pohojnë themeluesit dhe anëtarët e DPMNE të cilët janë pjesë e Forumit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Forumi i patriotëve mendjelirë ftoi për bojkot të zgjedhjeve parlamentare të caktuara për 5 qershor, sepse, sipas kësaj shoqate të përbërë prej themeluesve dhe anëtarëve të VMRO-DPMNE të cilët nuk pajtohen me politikat e kreut aktual politik, nuk ka kushte për zgjedhje të drejta dhe demokratike.

„Kreu partiak urgjentisht të bart përgjegjësi dhe të fillohet procedurë për thirrje të Kongresit të jashtëzakonshëm të partisë dhe të zgjidhet udhëheqësi e re. Mënyra e vetme për fitore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare është që në Kongres, partia të çlirohet nga kriminelët e falur dhe nga të gjithë ata për të cilët ka hetime në Prokurorinë Speciale Publike. Nëse kreu partiak mbetet i shurdhër ndaj kërkesës sonë, ne jemi të gatshëm që në zgjedhjet e ardhshme të drejta dhe demokratike parlamentare të dalim me lista të pavarura“, njoftuan nga FPML

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, i dyshuar se ka kryer rrëmbim të një personi në Fushë Kosovë

Me datë 25.05.2024 rreth orës 09:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë me telefon nga një femër...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img