Lajme

​Lule në vend të gropave në rrugët e qytetit të Preshevës


Publikuar më:


mbjellja-e-lulave-ne-asfalt-12

Një grup i të rinjve në Preshevë kanë ironizuar me institucionet në Preshevë rreth rrugëve kryesore të qytetit që janë duke u prishur çdo ditë e më shumë.

Për këta të rinj kjo është vetëm një keqqeverisje.

Këta të rinj kanë mbushur gropat e rrugëve me lule për të simbolizuar mungesën e parqeve dhe mos angazhimin e mirëmbajtjes së rrugëve.

“Aksioni i ndërmarrë paraqet shkatërrimin e rrugëve ku në disa rrugë të qytetit mëngjesin e sotëm në Preshevë kanë filluar punime për rregullimin e kanalizimit të ujërave të zeza e që vite të tëra sa udhëhoqi ky pushtet nuk e pa të arsyeshme të kryej këto punime por në prag të zgjedhjeve”, thuhet më tutje në komunikatë.

Sipas këtyre të rinjve kjo dëshmon edhe një herë për banorët e kësaj komune më të varfër në gjithë territorin se pushteti aktual nuk ka ndershmëri, por korrupsion e degradim./KosovaPress/

????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

 

Comments
To Top