Lajme

​AAK: Inaugurimi i Thaçit cirkus i radhës


Publikuar më:


aak-logo-2

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cilëson cirkus ceremoninë e sotme të inaugurimit të Thaçit për president.

Për AAK-në, Hashim Thaçi, nuk është president i Unitetit dhe manifestimi i inaugurimit të tij.

“Është përpjekje e tij, për ta kompensuar një element të rëndësishëm që i mungon atij. Hashim Thaçi, gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë sinonim i kapjes së shtetit; Ai i ka qenë po ashtu shkaktar i shkallës së lartë të krimit dhe të korrupsionit, dhe së fundi i ka luajtur edhe gurët e kufirit dhe prandaj zgjedhja e tij, mund të jetë vetëm riciklim i një gjendjeje katastrofike për vendin”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

AAK, thotë përmes kësaj komunikate se e ka kundërshtuar votimin e tij në Kuvend, në rrugë dhe në Gjykatën Kushtetuese dhe qëndrimi i tyre për sa i përket zgjedhjes dhe inaugurimit të tij, mbetët i pandryshueshëm.

AAK thotë se zgjedhja e Hashim Thaçit, president, është një ngjarje tjetër e keqe e radhës për Kosovën.

Comments
To Top