02,05,2024

Zyrtari i Arkivës dhe Thesarit Azem Çerkini, shpallet shërbyesi civil më i suksesshëm në Ferizaj

Must Read

Me rastin e 23 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, Ministria e Administratës Publike, gjegjësisht Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil, ka organizuar takim për shënimin e kësaj dite, ku nëpunësve civil më të suksesshëm i janë ndarë mirënjohje.

Me motivacionin për kontributin e tij dhënë në fushën e administratës publike për vitin 2018/2019, nga Komuna e Ferizajt i është ndarë mirënjohje, shërbyesit civil, Zyrtarit të Arkivës dhe Thesarit Azem Çerkinit.

Kjo mirënjohje është ndarë në vlerësimin në bazë të rezultateve në punë, rezultatet e të cilit kanë ndikuar në arritjen e objektivave të institucionit, propozimet e së cilës janë bërë nga Komuna e Ferizajt.

Azem Çerkini punon në Komunën e Ferizajt që nga vitit 2000.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img