29,04,2024

Zyrtarë nga MAPL-ja vizitojnë komunën e Hanit të Elezit

Must Read

Me qëllim të realizimit të Planit gjithëpërfshirës të Monitorimit të Komunave për vitin 2016, ekipi nga MAPL-ja Kujtim Ali, Teuta Fazliu, dhe Shkëlqim Jakupi vizituan sot komunën e Hanit te Elezit
Për të realizuar këtë proces, është organizuar takim i përbashkët ku prezent ishin, Kryetari i komunës Rufki Suma Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Qamush Brava Nënkryetarin e komunës Menduh Vlashi, zyrtari ligjor, zyrtari përgjegjës për çështje pronësoro juridike, zyrtari për transparencë komunale, zyrtari përgjegjës për bashkëpunim ndër-komunal, zyrtarin për të drejtat e njeriut si dhe zyrtari për integrime evropiane..
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) është institucioni përgjegjës për mbikëqyrjen e komunave për nivelin e kompetencave komunale .
Objektivat e monitorimit nga zyrtarët e MAPL-së ishin:
1. Monitorimi i funksionimit të organeve të komunës në zbatimit të legjislacionit-rishqyrtimi i akteve të kundërligjshme
2. Menaxhimi i pronës Komunale
3. Transparenca Komunale
4. Integrimet Evropiane -Bashkëpunimi Ndërkomunal dhe Komunal Ndërkombëtar
5. Të drejtat e njeriut;
Qëllimi i kryesor i planit të monitorimit është ngritja e efektivitetit të organeve të komunave në ushtrimin e kompetencave, përmirsimi i ofrimit të shërbimeve komunale si dhe përkrahja dhe bashkëpunimi i qëndrueshëm në mes të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Organeve të komunave.
Nga të dhënat e Monitorimit të Komunave, zyrtarët e Ministrisë do të hartojnë raportet individuale për komuna të cilat do të publikohen në Web faqen zyrtare të MAPL-s

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img