02,05,2024

Zyrtare: Bylbyl Sokoli trajneri i Ferizajt

Must Read

Bordi i KF Ferizaj, në mbledhjen e sontme ka marrë vendim që  Bylbyl Sokoli nga sot të merrë timonin e klubit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i sapo zgjedhur, Mustafa Grainca.

“Sonte në mbledhjen e bordit të klubit KF Ferizaj kemi marrë vendim  që  kryetrajner i klubit të jetë  Bylbyl Sokoli, trajnerin i cili e ka treguar veten edhe më parë në klubin e Ferizaajt” ka thënë Grainca.

Si duket ky lajmë ka gëzuar edhe lojtarët dhe tifozerinë e klubit të cilët e kanë mirëpritur  angazhimin e “profës”

“Pas largimit të Afrim Tovërlanit, skuadra jonë menjëherë ka gjetur zëvendësuesin e tij, ku shpresojmë dhe besojmë që do t’i arijmë objektivat e klubit për këtë sezon.Të gjithë në klub e njohin ‘profën’ dhe nuk kemi dyshim që do të bëjë punën e tij siç është më së miri. ‘Profës’ i urojmë shëndet dhe shumë suksese në klubin tone” thonë në klubin e Ferizajt”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img