27,11,2024

Zv. ministri Nuhiu: Nuk ka prova për keqtrajtimin e grupit të Kumanovës (Video)

Must Read

E pyetëm Nuhiun nëse i ka parë incizimet e kamerave të sigurisë që u vendosën kohë më parë në makinat transportuese të policisë, por nuk na dha përgjigje konkrete. Vetëm se hetimet po vazhdojnë me iniciativën e tij, dhe se faji duhet kërkuar edhe tek gardianët e burgut që obligohen me ligj që të shoqërojnë vazhdimisht të akuzuarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk e mohoj faktin se pjesëtarët e policisë kanë mundur t’i malltretojnë pjesëtarët e grupit të Kumanovës përderisa ka ankesa nga avokatët dhe vetë të akuzuarit. Në mungesë të provave direkte që nuk po arrijmë ti sigurojmë edhe ne si ministri që jemi palë e akuzuar por edhe avokatët të cilët duhet ti mbrojnë klientët e tyre, as ata nuk sigurojnë prova direkte. Në këtë situatë unë vlerësoj se vetëm gjykata ka kapacitetin profesional që ti trajtojë çështjet e vërtetësisë”, tha për Tv Shenja, zëvendësministri i brendshëm, Agim Nuhiu.

Kontaktuam edhe ministrin e drejtësisë, Valdet Xhaferi, të cilin e apostrofoi bashkëpartiaku i tij Nuhiu si një prej personave përgjegjës për transportimin e sigurtë të grupit. Por, ai tha se qëndron në deklaratën e tij të fundit publike ku vetëm kishte thënë se gjithkush që ka tejkaluar kompetencat do të japë llogari.

“Ankesat më të mëdha vijnë nga bartja e të paraburgosurve nga paraburgimi në gjykatë, pra në transport, dhe për transportin përgjegjëse është Ministria e Punëve të Brendshme, në rast se ndonjë nga pjestarët e policisë, ose pjesëtarë i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka tejkaluar kompetencat, ai duhet të japë përgjegjësi dhe llogari”, tha ministri i drejtësisë, Valdet Xhaferi.

Në gjykimin e djeshëm, 15 të akuzuar për luftimet në Lagjen e Trimave kanë kërkuar asistencë mjekësore si pasojë e keqtrajtimit nga policia. Avokatët thanë se tashmë një periudhë të gjatë presin epilog nga kontrolli i brendshëm në MPB dhe nga prokuroria për torturat e fundit, ndërsa tani ende pa u zbardhur rastet paraprake po ndodhin raste të reja të torturës. Gjatë periudhës së ardhshme pritet të ketë edhe shumë seanca të njëpasnjëshme, dhe teksa ministri dhe zëvendës ministri merren vesh se kush është përgjegjës për sigurinë e grupit, familjarët druajnë se mund të ndodhin edhe shumë raste tjera të torturës.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img