16,05,2024

Zllatari i Ferizajt në terr informative

Must Read

 Ka kohë që banorët  e fshatit  Zllatar kanë probleme  me rrjet internet.

Banorët e këtij fshati vazhdimit janë ankuar se  kanë problem me rrjetin e internetit   përmes të cilit edhe shfrytëzojnë edhe rrjetin kabllovik të televizioneve.

Për shkak të pozitës gjeografike këtë fshat e ka përcjellë me vite mungesa e sinjaleve televizive publike. Dhe  kur u mendua që tani me shtrirjen e rrjeteve kabllovike të kompanive private banorët e këtij fshati sërish po përballen me të njëjtat problem.

Kryetari i fshatit Zllatar, Xhevat Sallahu  thotë  se  ka kohë që po merret me këtë problem por  assesi të bëhet zgjidhje. Për këtë Sallahu akuzon kompanitë të cilat operojnë në këtë fshat si të papërgjegjshme ndaj ofrimit të shërbimeve të cilat i ka kontaktuar shumë herë por pa sukses.

“Kur është pyetje pagesa, ka investuar “Kujtesa” me sekondë ta ndal sinjalin kurse në rrjet dhe cilësi të  sinjalit investime fare nuk ka.  Të investosh në shtylla të  vjetra e kabllo të cilësisë së dobët vlera të cilit thuaj është zero kurse teknologjia për ndalje sinjalit me sekonda kur skadon pagesa.
Me vite ankohemi deri te personat më zyrtar kopanisë “Kujtesa” dhe  deri më sot nuk kanë marr as një mas që të investojë në rrjet e sinjal cilësor dhe të ofroj shërbimet për çka edhe paguhet nga qytetarët për ato shërbime.  Sot nga mëngjesi deri këtë moment s’kemi sinjal. Nuk është hera e pare.  Pos mungesës se sinjalit edhe shumë herë është më i dobët se 3G i telefonave mobil . Shprehim indinjatën e qytetareve për neglizhencë që bënë kjo kompani ndaj kërkesave të qytetarëve “ thot Xhevat Sallahu përfaqësueses i fshati Zllatar, komuna e Ferizajt

Sallahu thotë se për këtë së bashku me banorët e fshatit janë marrë vesh dhe ftojnë të gjithë operatorët tjerë që tu dërgojnë  ofertat për punë.

“  Jemi të interesuar që të bëjmë ndërrimin e operatorit  dhe të gjejmë ndonjë operatorë më të përgjegjshëm. Po të ishte   vetëm internet ndoshta më lehtë por në mungesë të rrjetit tokësor të televizioneve  të vetmin burim e kemi rrjetin kabllovik i cili ose nuk bënë ose është shumë i dobët” ka thënë Sallahu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img