25,12,2024

Zhvilluan gara të shpejtësisë në Ferizaj, dy shoferëve iu shqiptohen nga 500 euro gjobë dhe heqje e patentës për 12 muaj

Must Read

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, ka ndaluar gara të shpejtësisë në rrugën “Rexhep Bislmi” në Ferizaj.

Rreth orës 02:40 të mëngjesit, dy të rinj janë ndaluar pasi u kapën duke u garuar me automjetet e tyre në një rrugë publike.

Shoferët, të identifikuar si B.Z, 29 vjeç, dhe E.B, 22 vjeç, po viheshin në rrezik dhe po shkelnin rregullat e komunikacionit rrugor, dhe kështu, u përballën me pasojat ligjore të veprimeve të tyre.

Autoritetet iu shqiptuan atyre gjoba prej 500 eurosh secilit, së bashku me 5 pikë negative dhe heqjen e patentës së shoferit për një vit.

Ky veprim shënon një përpjekje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme të Policisë për të ruajtur sigurinë rrugore.

Policia apelon të gjithë shoferët që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë shenjat e komunikacionit, në mënyrë që të parandalohen aksidente të tjera të ngjashme.

Policia po ashtu i fton qytetarët të mos hezitojnë dhe të raportojnë çdo shkelje të mundshme të rregullave të komunikacionit duke përdorur metodat e disponueshme për raportim, përfshirë aplikacionin digjital “Lajmëro Policinë” dhe numrat kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

“Duke vepruar në mënyrë të përgjegjshme, qytetarët ndihmojnë në mbajtjen e rrugëve të tyre të sigurta për të gjithë”.

“Autoritetet sigurojnë se çdo raportim do të trajtohet me konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img