Policia e Kosovës ka raportuar se dy persona nga Rahoveci kanë lajmëruar që dy fëmijët e tyre janë zhdukur nga e mërkura.
“Dy ankuesit meshkuj K-Shqiptarë kanë raportuar se dy fëmijët e tyre meshkuj K-Shqiptarë janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre. Pas hetimeve të zhvilluara është arritur të gjendet njëri prej viktimave, ndërsa për viktimën e dytë janë duke vazhduar kërkimet”, thuhet tutje në raportin policor.
Vetëm gjatë katër viteve të fundit, dhjetëra fëmijë janë denoncuar si të humbur, një pjesë e të cilëve nuk janë gjetur ende sot e kësaj dite.
Sipas përfaqësuesve të OJF-ve në vend një nga pikat më të dobëta mbeten kërkimet, por edhe mungesa e një regjistri kombëtar për trafikuesit, shfrytëzuesit dhe abuzuesit e fëmijëve.
Shkaku i parë i zhdukjes së një fëmijë theksojnë specialistët, janë kushtet familjare si dhe marrëdhëniet me bashkëmoshatarët e tyre.
E megjithatë, ndër vendet që klasifikohen në krye të listës për numrin e fëmijëve të zhdukur janë SHBA-ja me 100 mijë, Gjermania me 45 mijë, Brazili me 13500 dhe Rusia
Të pakten 800 fëmijë apo rreth 4 % e atyre qe telefonojnë ne linjën kombëtare për fëmijë “Alo 116” pohojnë se e shohin largimin nga familja si zgjidhje të problemeve të tyre.