23,12,2024

Zhbogar beson se zgjedhjet në Maqedoni do të mbahen më 11 dhjetor

Must Read
Zhbogar

Ai tha se në këtë drejtim sheh angazhim tek liderët politikë.

“Do të thosha se kemi marrëveshje. Të gjithë liderët politik u pajtuan se u zbatua gjithçka që u desh të zbatohet për zgjedhjet. Në bisedime me ato, ndjejë se të gjithë duan të shkojnë në zgjedhje. Ne shpresojmë të jetë kështu. Fokusi jonë në fillim është të kemi zgjedhje të mira, sepse shumëçka varet nga zgjedhjet e mira brenda shtetit dhe po ashtu në marrëdhëniet me ne”, tha Samuel Zhbogar, në një intervistë për Alsat-M.

Në pritje të prononcimit të Gjykatës Kushtetuese për Prokurorinë Speciale, Zhbogar tha se nuk dëshiron të spekulojë cili do të jetë vendimi. Megjithatë ai porositi që Specialja të vazhdojë me punën e saj.

“Nuk dua të spekuloj se çfarë do të bëjë gjykata dhe nuk dua të ndërhyjë por cilido qoftë skenari, Prokuroria Speciale duhet të vazhdojë me punën e saj. Ne do të vazhdojmë të japim mbështetjen tonë dhe do t’iu bëjmë thirrje liderëve të japin mbështetjen e tyre”, deklaroi ai.

Sa i takon shkurtimit të fondeve evropiane për Maqedoninë, Zhbogar tha se ky është rezultat i mos-zbatimit të reformave të nevojshme kurse pret nga Qeveria e re të monitorojë se si janë administruar dhe shpenzuar këto fonde.

Vetëm dy muaj para publikimit të raportit Progresit për Maqedoninë, ambasadori Zhbogar mendon se është herët të thuhet nëse vendi do të marrë përsëri rekomandimin por pret nga Qeveria e re që më seriozisht të trajtojë raportet e deritanishme.

Sa i përket çështjes së emrit, ai theksoi se krahas këtij problemi bilateral, për anëtarësim në BE, vendi duhet të rishikojë edhe sundimin e ligjit dhe të zbatojë reformat. Më tej, diplomati evropian ka vlerësuar se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit ka mbetur nën hije të shumë gjërave tjera. Ai, tha se duhet të gjenden forma për zbatimin e plotë të dokumentit politik që ndërpreu konàiktin e vitit 2001 për të avancuar marrëdhëniet ndëretnike, për të cilat ai u zotua se do të angazhohet personalisht.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img