20,04,2024

Zgjedhet kryesia e KH “Kastrioti”, Faton Hasani zgjedhet kryetar i klubit

Must Read

Gjatë ditës së sotme është  zgjedhur kryesia e Klubit të Hendbollit “Kastrioti” në Ferizaj.

Pas shumë vështirësive   dhe problemeve  të ditëve të fundit si duket  për klubin KH “Kastrioti” po vijnë ditë të mira.

Kryeia e sapo zgjedhur  në krye me  Faton Hasanin  kanë premtuar që  do të punojë me përkushtim maksimal dhe se rezultatet e klubit nuk do të mungojnë në të ardhmen.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate që ka lëshuar kryesia e sapo zgjedhur e KH “Kastrioti”

Komunikatë për informim

Me iniciativën e kryetarit të komunës së Ferizajt z. Agim Aliu bazuar në gjendjen e tanishme të klubit të Hendbollit KH “ Kastrioti – M”, grupi inicues për formimin e kryesisë së re të klubit, sot me datë 24.10.2020 mori këtë vendim;

1) Emron kryesinë e klubit në përbërje;

– Faton Hasani

– Fikret Ibrahimi

– Ardian Ferizi

– Basri Ibrahimi

– Ekrem Beqa

– Fatmir Syla

2) Kryesia e klubit zgjodhi organet drejtuese të klubit me;

– Kryetar z. Faton Hasani

– Nënkryetar z. Fikret Ibrahimi

– Drejtor klubi z. Ekrem Beqa

Duke pas parasysh problemet e ditëve të fundit në klubin e henbollit, u ngjall shpresa se gjërat do të ndryshojnë për të mirë për klubit tonë të zemrës dhe Hendbollin Ferizajas.

Kryesia zotohet se do të punojë me përkushtim maksimal dhe se rezultatet e klubit tonë nuk do të mungojnë në të ardhmen. Suksese!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img