30,06,2025

Zelanda e Re tronditet nga tërmeti me magnitudë 7.4

Must Read

Shërbimi Gjeologjik amerikan bëri të ditur se epiqendra ishte me një thellësi 10 km nëntokë. Askush nuk u lëndua nga tërmeti, ndërsa ekspertët nuk kanë paralajmëruar për tsunami.

Zelanda e Re shtrihet në Unazën famëkeqe të Zjarrit, vijës së tërmeteve të shpeshta dhe shpërthimeve vullkanike të Paqësorit.

Gazeta “Herald” raporton se lëkundja është ndierë pergjatë të gjithë rrugës për në Wellington, ku njerëzit largoheshin me shpejtësi nga banesat e tyre tashmë të dëmtuara. Ata rrëfejnë se lëkundja zgjati për një kohë të gjatë.

Në muajin shtator, një tjetër tërmet me magnitudë 7.1 goditi pjesën veriore të vendit, i cii u pasua nga një paralajmërim për tsunami. Edhe ky fenomen natyror shkaktoi dëme materiale, por fatmirësisht jo viktima.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj i shqipton gjobë të trefishtë shoferit që shkeli rregullat e komunikacionit

Sot rreth orës 08:56, njësia e trafikut rrugor gjatë realizimit të kontrollit me radar në rrugën “Driton Islami” në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img