20,11,2024

Zëdhënësi i Vetëvendosjes: AAK-ja dhe Nisma, ta ndalin flirtin me pozitën

Must Read

levizja-vetevendosje-633x380

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi ka bërë thirrje që të ndalen flirtimet me pozitën nga ana e partive në opozitë.

Krasniqi gjatë një konference për media po ashtu ftoi dy partitë tjera AAK-në dhe Nismën që të bashkohen në protestë kundër Qeverisë.

Ai tha se paqartësitë dhe dallimet duhet të qartësohen nga partia e Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt.

Sa i përket protestës së paralajmëruar për 14 maj nga AAK dhe e përkrahur nga Nisma, Krasniqi tha se çdo protestë është e mirëpritur por siç tha ai “në këtë rast që të jetë sa më e mirë të ketë alternativë shoqërore dhe të sqarohet populli se ne nuk shkojmë bashke me pushtetin dhe ta kundërshtojmë atë”.

Krasniqi komentoi edhe një shkrim të Avni Arifit, kryetar i degës së AAK-së në Prishtinë, të cilin e quajti spekulim.

Zëdhënësi i Vetëvendosjes këto deklarata i ka bërë në pyetjet e gazetarëve në konferencë në të cilën anëtari i Lëvizjes Sami Kurteshi rikujtoi se janë bërë katër muaj që nga dorëzimi i rreth 80 lëndëve në Porkurorinë Themelore të Prishtinës për ndërhyrjen e Policisë në protestën e 28 Nëntorit të vitit që shkoi dhe se sipas tij ende nuk është bërë asgjë në këtë drejtim./Kp

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img