28,04,2024

Xhavi Zariqi ushtron në gjykatë padi civile ndaj analistit, Faton Mehmeti. Ky i fundit thotë se nuk i trembet ballafaqimit në gjykatë

Must Read

Kryetari i degës së AAK-së në Ferizaj Xhavit Zariqi, njëherësh zv/ministër në Qeverinë e Kosovës, ka ushtrua sot në Gjykatën Themelore të Ferizajt një padi private kundër, Faton Mehmetit, analist në të përditshmen “Bota sot”, siç tha për faktin se në shkrimet e tija po shërbehet me shpifje dhe denigrime të personalitet të tij.Pas deponimit të padisë në një prononcim për medie, Xhavit Zariqi, ndër tjerash ka shtuar se ai përmes shkrimeve, po e manipulon opinionin kinse për kapje të shtetit apo marrje me binzese të dyshimta dhe ilegale.Madje ka vë në dukje se është ithtarë i ballafaqimit përmes institucioneve, teksa u ka bërë thirrje institucioneve që të hetojnë tërë veprimtarinë e tij dhe në raste se vërtetohen pretendimet e shkrimeve, ai është i gatshëm të ballafaqohet me pasojat

Në anën tjetër gazetari, Faton Mehmeti, ka thënë se opinionin e tij e ka bazuar në bazë të preceptimit të qytetarëve.Ka përmendur tri elemente që bazohet shkrimi i tij, e që e nxjerrin sipas tij, Xhavit Zariqin si frekuentues të kazinove, njeriun e biznesit të ndërtimit dhe të fuqisë politike.Madje ka thënë se nuk asgjë personale me të dhe që i vije mirë që ai ka reaguar pas opinioneve të tija.
Por, sipas Xhavit Zariqit, nëse vërtetohet e kundërta, institucionet duhet të veprojnë ndaj palës së paditur për shpifje dhe denigim të personalitetit të tij .U ka bërë thirrje institucioneve të veprojnë ngase insinuatat e tilla e fyejnë personalitetin dhe kontributin e tij atdhetar.

Në anën tjetër avokati i palës paditëse, Fitim Shabani, ka thënë se padia ka argumente të fuqishme për t’i vërtetuar ato shpifje
Tutje, Xhavit Zariqi, ka shtuar se nuk e njeh fare, Faton Mehmetin, por dyshimet sipas tij shkojnë përtej asaj se dikush është duke e përdorur për qëllime të caktuara.
Këtë e mohon kategorikisht Faton Mehmeti, duke thënë se nuk ka asgjë personale me Xhavit Zariqin dhe se nuk e njeh.Madje ka thënë se nuk ka fakte por opinionet e tij mund t’i shërbejnë prokurorisë për inicuar hetime 
Ndryshe, i paditur në një shkrim në këtë të përditshme, Xhavit Zariqin e ka apostrofuar në kuadër të treshës që po e shkatëron Ferizajn.I mbetet gjykatës që t’i ballafaqoj palët dhe të vendos për epilogun e padisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj fiton Kupën e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave

Ferizaj është fitues i Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, pasi mposhti në finale Istogun me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img