11,02,2026

Xhaka te klubi i njohur nga Liga e Kampionëve?

Must Read

Tre klube të Bundesligës gjermane dhe një skuadër e La Ligas spanjolle janë të gatshëm që të afrojnë Taulant Xhakën.

Të interesuara për shërbimet e 25-vjeçarit janë emra të rëndësishëm të futbollit europian, si Borussia Dortmund, Schalke e Borussia Monchengladbach në Gjermani dhe Valencia në Spanjë.

Për transferimin e mesfushorit kuqezi nevojiten të paktën 15 milionë euro, të cilat do të kalonin në arkat e kampionëve të Zvicrës, por gjithashtu e rëndësishme do të ishte edhe dëshira e vetë futbollistit, për të zgjedhur se në cilën skuadër dëshiron të vazhdojë karrierën, transmeton “Albeu.com”.

Xhaka vlerësohet jo vetëm për lojën në mesin e fushës, ku shfaqet si një luftëtar i vërtetë, por edhe për faktin se ai mund të shërbejë si “xhol” në skuadër, duke mbuluar disa pozicione edhe në qendër apo në krahun e djathtë të mbrojtës.

Për momentin, gjithçka mbetet në kuadrin e interesit dhe në zyrat e Baselit nuk është paraqitur ende një ofertë zyrtare.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Identifikohet dhe arrestohet personi që shkaktoi aksident trafiku dhe u largua nga vendi i ngjarjes në Shtime

Me datën 04.02.2026, rreth orës 18:25, në rrugën magjistrale Shtime–Lipjan, saktësisht në fshatin Davidovc, ka ndodhur një aksident trafiku...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img