04,05,2024

VV nga Ferizaj premton investime mbi 2 miliardë euro në qeverisjen e tij katërvjeçare

Must Read

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubimin e saj të radhës në Ferizaj.

Nga aty kandidati për Kryeministër i kësaj partie, Albin Kurti, ka bërë thirrje që të votohet lista e tyre me 110 kandidatë.

“E di që në Ferizaj këtu e keni bifurkacionin –kur lumi ndahet në dy pjesë, por e di që zemrën nuk e ndani sepse zemrën ia keni dhënë Lëvizjes Vetëvendosje”, kanë qenë fjalët e para të Kurtit, njofton Klan Kosova.

“Neve kështu, këtu e çdo ditë në dhjetë ditët e ardhshme na rreh zemra: 126. Në këto dhjetë ditë nëse ia uroni dikujt ditëlindjen mos gaboni t’i thoni u bëfsh 100 vjeç, por u bëfsh 126 vjeç. Është kënaqësi për mua që të jem në këtë qytet. Më pushojnë sytë sepse sheh malet e bukura të Sharrit dhe majën e bukur të Lubotenit. Është gëzim të jesh në Ferizaj – qytetet i harmonisë fetare”.

“Problemet e Ferizaj janë probleme që i ka e gjithë Kosova. Ne dhe ju e dimë se cilat janë problemet tona – janë probleme të përbashkëta. I kemi fol tash e sa por këto probleme nuk janë zgjidhur. Rinia dikur ka ikur nga Serbia e tash po ikë nga Qeveria, mirëpo më 6 tetor këta tjerët bëhen horë. Dilni e votoni kënd e doni. Çdo votë numërtohet, përbënë ndryshim, një votë më shumë një ndryshim më shumë të cilin e duam dhe na duhet si asnjëherë më parë”.

Sipas Kurtit zgjedhjet e 6 tetorit janë mundësi për të dalë nga kriza për të hyrë në rrugën e shpëtimit e të përparimit.

“Mund të ketë shumë dyer, por më mirë mos i hapni fare. I keni hapur në të kaluarën disa prej tyre disa herë dhe jeni dëshpëruar”.

“Në zgjedhjet e 6 tetorit ka një derë që duhet t’ia jepni një shans.. Hapeni, hyni brenda dhe nuk do të zhgënjeheni kurrë më. Kjo derë e ka numrin 126 dhe emrin e mbiemrin Lëvizja Vetëvendosje”.

Ai premtoi mbi 1.3 miliard euro investime në sektorin e minierave dhe energji.

“Erdhi dita që të rrisim investimet për shëndetësi. Erdhi dita për biznesin dhe inovacionin. Erdhi dita për punë të garantuar, erdhi dita që të kujdesimi për sigurinë dhe të drejtat e punëtorëve. Kosova ka gjysmë milion punëtorë, ndonëse jo pak prej tyre pa kontrata. Erdhi dita për fermerët. Erdhi dita që më në fund të luftojmë monopolet zhvatëse. Erdhi dita që të investojmë për energji. Do të ndajmë 40 milionë euro për energji efiçiente, ndërsa për miniera dhe energji do të ndajmë 1.3 miliard euro në mandatin katërvjeçar të qeverisë të mirë tonë e tuajën”, tha Kurti.

Ndërsa për ushtri, për arsim dhe shëndetësi, Kurti premtoi mbi 700 milionë euro për financim shtesë.

“Projektet e intervenimit në arsim, në shëndetësi e bujqësi, e në ushtri do të kenë gjithsej 720 milionë euro financim shtesë për projekte kapitale, grante, hulumtime shkencore dhe bursa studentore”, tha ai.

Valon Ramadani, kryetar i Qendrës së VV në Ferizaj, tha se kjo parti me kandidatin për kryeministër, Albin Kurti, do ta transformojnë edhe politikën dhe ekonominë, pasi edhe mërgata dhe qytetarët në vend do ta votojnë numrin 126.

“Për 20 vjet me radhë të gjithë e kanë dëshmuar se nuk mund t’i bëjnë ndryshimet, ndërsa ne mundemi të bëjmë ndryshim”, tha Ramadani.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zhduket një vajzë e mitur në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Ferizaj. Sipas policisë, babi ka raportuar se...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img