01,02,2025

Vuçiq i bindur se politikanët serbë u përçanë nga shqiptarët

Must Read
Vuçiq, Lista Serbe

Përçarja e Listës Serbe nuk po u pëlqen aspak në Beograd, ndaj kryeministri serb, Aleksander Vuçiq, ka vendosur t’i mbledhë në një takim të gjithë anëtarët e Listës Serbe për t’i pajtuar.

Vuçiq ka thënë se do “t’i japë fund kësaj historie”, dhe se konflikti në Listën Serbe ka ardhur nga “faktorët të huaj dhe natyrisht faktorit shqiptar”.

Përçarja në Listën Serbe ka filluar kur u shkarkua ish-ministri, Ljubomir Mariq, dhe në vend të tij u emërua, Mirjana Jevtiq, për të cilën nuk kishin pajtim të gjithë, njofton Klan Kosova.

Për t’u bërë edhe më keq, një pjesë e deputetëve të Listës Serbe u kthyen në Kuvendin e Kosovës – pasi që e kishin bojkotuar qysh kur u miratua Ligji për Trepçën – ndërsa pjesa tjetër jo.

Gjithsesi, tani politikanët serbë të Kosovës po shpresojnë që kryeministri i tyre faktik t’u japë fund përçarjeve.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona për lëndim të rëndë trupor në Ferizaj

Më 25.01.2025, rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një rast të lëndimit trupor (therje me thikë)...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img