06,05,2024

Muri, jashtë agjendës së dialogut

Must Read
Muri në Veri

Madje disa prej tyre kanë hedhur idenë që vetë serbët e Kosovës ta heqin murin atje. “Prishtina duhet t’ua japë një afat kohor serbëve kosovarë që ta rrënojnë vetë murin, përndryshe duhet të intervenojë me mjete ligjore për heqjen e tij”, ka thënë publicisti Halil Matoshi.

Në anën tjetër, në Lëvizjen “Vetëvendosje” thonë se me këto bisedime deri më tani nuk është arritur asgjë, përveçse është minuar e ardhmja e Kosovës. Sipas tyre, kjo është një tjetër dëshmi se këto bisedime duhet të ndërpriten sa më parë.

“Ne jemi dëshmitarë që dialogu pa kushte i Kosovës me Serbinë vetëm sa e ka kushtëzuar dhe minuar të ardhmen e shtetit të Kosovës. Ky mur është dëshmi që këto negociata duhet të ndërpriten”, ka thënë Teuta Rrusta, koordinatore për qendra në Lëvizjen “Vetëvendosje”. /Zëri

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img