25,04,2024

Voton Agim Aliu

Must Read

Kandidati për kryetar të Komunës së Ferizajit nga radhët e PDK-së, Agim Aliu, ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në zgjedhjet lokale që po mbahen ditën e sotme.

Postimi i plotë:

Të dashur ferizajas, sot fjalën e keni ju!

Ne folëm për katër vite me gjuhën e punës, ndershmërisë e guximit për të bërë realitet ndryshimin e mezipritur të Ferizajt. Jam tejet i emocionuar tek ndjej energjinë tuaj, përkrahjen e besimin tuaj nga ku buron fuqia ime, e për të cilën nga zemra, u jam falënderues.

Bashkë me bashkëshorten time, ne votuam. Votuam për t’i hapur edhe një shteg të ri Ferizajt, një kapitull të ri për Ferizajn e gjeneratës tjetër, një vizioni që ndër breza lë gjurmën e së mirës, ku secili nga ferizajasit sheh dobinë.

Dilni edhe ju bashkëqytetarë, votoni, sot Ferizaj dhe gjithë Kosova, ka festë. Festën e demokracisë, besimit të qytetarëve për të zgjedhur e përcaktuar për katër vitet e ardhshme, fatin tonë të përbashkët.
Dalshim faqebardhë, ju faleminderit!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img