14,09,2025

Votimi i radhës për vizat –shpërthejnë shakatë në rrjetet sociale

Must Read

Liberalizimi i vizave për vendin tonë është shndërruar tashmë në një odisejadë. Prej vitesh e vitesh, politikanët kosovarë u kanë premtuar qytetarëve të tyre se liberalizmi i vizave ishte vetëm çështje ditësh. E ditët iknin, javët iknin, muajt iknin, vitet iknin e liberalizimi nuk ishte askund. Pavarësisht kësaj, sidomos në çdo fushatë zgjedhore, premtimi i liberalizimit bëhej tema më e nxehtë dhe më joshëse, shkruan Gazeta Express.

Sidoqoftë, sot, Parlamenti Europian në një votim pro vizave e ka cuar edhe një hap drejt finalizimit këtë proces. Përveç gëzimit, lajmi megjithatë ka shkaktuar edhe mosbesim dhe një valë humori në rrjetet sociale, pasi pas secili votim në institucionet përkatëse të BE’së po përcillet me festë e urime.

As votuesit e tyre nuk po u besojnë më politikanëve për heqjen e vizave. Kjo pasi rekomandimet pozitive për liberalizim politikanët i shndërronin në festë dhe e konsideronin si punë të kryer. Janë bërë 3 vjet që nga koha kur ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku festonte me shampanjë për liberalizimin e vizave përkundër faktit që atëkohë Kosova ishte shumë larg heqjes së tyre.

Festimet e tilla kanë bërë qytetarët që të shprehin dyshime edhe pse sot Parlamenti Europian votoi “pro” për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Shakatë kanë shpërthyer në Facebook. Shumë qytetarë kanë shkruar se edhe pse Kosovës u janë liberalizuar vizat për të 100-ën herë shteti ynë vazhdon të jetë më i izoluari në botë.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/votimi-i-radhes-per-vizat-shperthejne-shakate-ne-rrjetet-sociale-575675/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos gurthemel i kompleksit memorial kushtuar heroit të Kosovës, Rexhep Bislimi

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe në bashkëpunim me familjet e dëshmorëve dhe organizatat...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img