25,04,2024

“Vizita e zonjës plakë” me regjinë e Sulejman Rushitit- shfaqja e re që po punohet në Teatrin “Adriana”

Must Read

Rrethanat e pandemisë, megjithë që mbyllën për kohë të gjatë dyert e teatrove, nuk po ndalin përpjekjen e artistëve të skenës, që publikut t’i sjellin vepra cilësore skenike. Është Teatri “Adriana”, që ka filluar provat e para për premierën e re të këtij viti, pas suksesit e mirëpritjes së jashtëzakonshme me shfaqjen e regjisorit Besim Ugzmajli “Kontrolli dhe makina e dashurisë”.

Është shfaqja “Vizita e zonjës plakë” me autor Fridrih Dyrrenmat që së shpejti do të ngjitet në dërrasat e Teatrit “Adriana” nën regjinë e regjisorit të mirënjohur, Sulejman Rushiti.

E provat veç sa kanë filluar. Entuziazëm, energji të reja e plot vullnet është kasti i aktorëve që në skenën e Teatrit të Ferizajt, publikut do t’i japin emocionet e forta, lojën e jashtëzakonshme e intrigat që përcjellë këtë komedi tragjike. Janë aktorët Vjosa Abazi, Milot Salihu, Ali Krasniqi, Arben Marevci, Dardane Mehmeti, Gresë Gashi, Jajush Ramadani, Mevlan Saraçi, Nexhat Xhokli, Blin Sylejmani, Edona Berisha Bekteshi, Sherif Bega, Urata Shabani, Doruntina Xhemajli, Valdrin Osmani e Durim Neziri të përzgjedhurit e regjisorit Sulejman Rushiti, që nën produksionin e Teatrit “Adriana” të inskenoj këtë vepër.

Vizita e Zonjes Plakë është komedi tragjike, në të cilën shtresë pas shtrese ndriçohen skutat më të errëta të njerëzve të cilat nxiten të dalin në dritë nga lakmia dhe si pasojë prodhojnë karaktere butaforike, komike por deri edhe fate tragjike. Një qytet para falimentimit, që jeton në mjerim dhe varfëri. Ky qytet shpresën e vetme për dalje nga mizoria e varfërisë dhe rikthim të shkëlqimit të dikurshëm dhe ringjalljes ekonomike, e ka varur tek ardhja në vendin e lindjes së miliarderes Kler Cahanasian. Kler Cahanasian e cila është larguar në rini nga vendlindja dhe në ndërkohë është bërë miliardere. Ajo ka paralajmëruar se do ta ndihmojë qytetin e saj të lindjes. Kler kthehet në vendlindje dhe i ofron një miliard ndihmë për qytetin por ka një KUSHT…

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img