23,01,2026

Vitia: Sot deri në ora 15:30 janë bërë 93 teste, nuk pati asnjë rast me koronavirus në Kosovë

Must Read

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë në një konferencë për media, se edhe sot, në bazë të listës së parë, nuk ka rezultuar asnjë person pozitiv me Covid 19.

“Profesori Naser Ramadani të cilit i kërkoj falje për ekskluzivitetin, ma dha një lajm të mirë. Në listën e parë deri tani, janë 93 të testuar dhe nuk e kemi asnjë të infektuar as sot”, ka thwnw Vitia nw konferencw pwr medie.

Vitia ka folur edhe për hapjen e bizneseve, shkollave e çerdheve. Sipas tij, kjo mund të ndodhë në fazën e tretë që nis më 1 qershor, por paraprakisht do të bëhet një vlerësim i situatës epidemiologjike.

“Nëse kjo vazhdon akoma, ne do ta bisedojmë edhe me IKSHPK-në dhe mund të ndodhë që disa aktivitete të fillojnë para datës 1 qershor”, shtoi Vitia.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img