08,02,2026

Vidhet xhamia në Prishtinë, hajnat e marrin arkën me para

Must Read

Për të dytën herë është vjedhur kasa e xhamisë në lagjen Tophane të Prishtinës.

Persona të panjohur kanë hyrë brenda xhamisë nga kanë marrë paratë e mbledhura në kasë dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

Xhemati i lagjes kur kanë shkuar sot për ta falur namazin, kanë vërejtur se aty gjatë natës kishte hajna.

Rasti menjëherë është paraqitur te Policia e Kosovës e cila me njësitet e saj përkatëse ka dalë në vendin e ngjarjes.

Aktualisht nuk ka persona të dyshuar derisa vendit të ngjarjes i është përgjigjur edhe Forenzika e cila ka marrë shenjat e gishtërinjve dhe gjurmët e mbetura.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img