Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka realizuar sot një aksion të gjerë në veri të Kosovës.
Aksioni u bë pas hetimeve të shumta për kontrabandim dhe krim të organizuar.
Me këtë rast Policia e Kosovës ka arrestuar shumë persona, ndër ta edhe zyrtarë policorë. Përpos të arrestuarve nga aksioni i sotëm të lënduar kanë mbetur edhe disa pjesëtarë të policisë.
Në Mitrovicë tashmë ka arritur edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Basri Sejdiu nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës si dhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Të njëjtit janë duke vizituar pjesëtarë e Policisë së Kosovës të cilët mbetën të lënduar nga aksioni i sotëm në veri.
Me këtë rast Veseli ka deklaruar se policët janë trimat e Kosovës dhe do ta kenë përkrahjen e plotë gjithmonë, raporton Indeksonline.

“Ajo çfarë është ëmë pozitive është se policët janë në gjendje shumë të mirë shëndetësorë, njëri nga ta që ishte në gjendje më të rëndë është jashtë rrezikut përjetë. Policët e tjerë poashtu janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ata janë trimat e Kosovës, gjithë qytetarët e Kosovës dhe unë sipas institucioneve i falënderoj për përkushtimin dhe punën e jashtëzakonshme në mbajtën e rendit dhe sundimin e ligjit. Do ta kenë gjithmonë përkrahjen tonë të plotë”, deklaroi Veseli./Indeksonline/

