Gjatë vizitës që kryekuvendari Kadri Veseli i bëri gjimnazit “Dr.Shaban Hashani” përveç sukseseve u njoftua edhe më vështirësitë që po e përcjellin procesin edukativ në këtë shkollë.
Ajo e cila preku kryekuvendarin ishte mungesa e kabinetit të informatikës e cila siç tha ai është hendikep me hapat e zhvillimit të teknologjisë.
Me këtë rast Veseli premtoi se këtë shkollë do ta bëjë me kabinet të informatikës më së largu brenda dy javësh.
“Është e dhimbshme që përkundër sukseseve të cilat po i arrini në këtë kohë një shkollë mos të ketë kabinet të informatikës. Këtë problem do ta zgjidhim shumë shpejt dhe besoi brenda dy javësh shkolla do të bëhet me kabinet të informatikës” ka thënë Veseli.