03,07,2025

Veseli: Në të ardhmen dialogu duhet të zotërohet më shumë nga kosovarët

Must Read

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh edhe kryetar i PDK-së, ka thënë se Kosova duhet ta vazhdojë procesin e dialogut me Serbinë, për arsye se, siç ka thënë është në interesin e Kosovës që të ketë raporte fqinjësore të mira.

“Por, ky dialog në të ardhmen duhet të zotërohet më shumë nga kosovarët”, ka thënë Veseli, për VoA. “Ky dialog duhet të jetë më konkret veçanërisht në fushën e implementimit të shumë marrëveshjeve që nuk janë zbatuar dhe përmes të cilave, veçanërisht sot Republika e Serbisë po krijon avantazhe përmes një forme të presionit duke bllokuar shpeshherë implementimin e tyre në terren”, ka shtuar ai.

Ka thënë se Kosova do të presë edhe në çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Pa u liruar ura në qytetin e Mitrovicës, pa u implementuar marrëveshjet, ne nuk do të arrijmë marrëveshje tjera. Por, për të dialoguar, për të komunikuar, do të komunikojmë çdo ditë. Por, ajo që do të bëjmë në të ardhmen, do t’i intensifikojmë përpjekjet tona, do të dialogojmë në Bruksel me partnerët tanë ndërkombëtarë”, ka thënë Veseli. “Roli i SHBA-ve duhet të jetë i veçantë në këtë proces dhe nonstop prezent. Por, në të njëjtën kohë na duhen edhe rezultate konkrete dhe në terren, implementimi i tyre”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

86 bletarë përfitojnë 1300 bazamente plastike për koshere të bletëve dhe 13 pajisje speciale për shkrirjen e dyllit

Përmes Drejtorisë së Bujqësisë, paraditen e sotme për bletarët ferizajas u shpërndanë 1300 bazamente plastike për koshere të bletëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img