16,03,2025

Veseli në Gjilan mbjell fidanë, bën thirrje për ruajtje të ambientit

Must Read

hefi i Kuvendit, Kadri Veseli, bashkë me udhëheqësit e Agjencisë Pyjore të Kosovës, ka marrë pjesë në aksionin për pyllëzimin e sipërfaqeve të zhveshura në fshatin Llashticë të Gjilanit me ç’rast ka mbjellur edhe fidane.

Ai tha se Kosova ka nevojë për pyllëzime dhe njëkohësisht për një ambient më të pastër.

“Është shumë inkurajuese mbjellja e këtyre fidanëve të pishave, për shkak të ndikimit që e kanë në ambientin dhe jetën tonë të përditshme. Kosova në raport me vendet e Bashkimit Evropian ka një situatë të mirë me pyje, por ajo çka na shqetëson të gjithëve është pjesa e ambientit. Hedhja e mbeturinave vend e pavend është e papranueshme për vetë identitetin tonë”, theksoi Veseli.

Kreu i Kuvendit deklaroi se qytetarët dhe institucionet duhet të bëjnë më shumë për të ruajtur ambientin.

Ndërsa, Ahmet Zejnullahu, kryeshef ekzekutiv Agjencisë pyjore të Kosovës, tha se këtë vit planifikohen të pyllëzohen rreth 300 hektarë, transmeton Klan Kosova.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nuk ndalet në shenjën stop të policit dhe shkakton aksident trafiku në Ferizaj, 18 vjeçari shoqërohet në polici

Me datën 14.03.2025, rreth orës 13:28, në rrugën "Driton Islami" në Ferizaj, njësia e policisë së komunikacionit rrugor i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img