30,04,2024

Veseli: Mësimdhënësit kanë pagat më të larta jo vetëm në regjion por edhe i kalojnë edhe disa vende të BE-së

Must Read
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu dhe nga deputeti i këtij qyteti, Ilmi Reçica kanë vizituar shkollën fillore “Jeronim De Rada” në ditën e parë të gjysmëvjetorit të dytë.

Kreu i Kuvendit u mirëprit nga drejtoresha e shkollës, Servete Hajrullahu, nga mësimdhënësit dhe nga nxënësit, të cilët i uroi për rikthimin në procesin mësimor.

Nga shkolla “Jeronim De Rada” në Ferizaj, kryeparlamentari Veseli uroi të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e Kosovës për nisjen e gjysmë vjetorit të dytë, ndërsa u bëri thirrje që të punojnë më shumë në rritjen e cilësisë.

“Me ligjin e ri të pagave, të gjithë punëtorët e sektorit publik në Kosovë duke filluar nga mësimdhënësit, personeli shëndetësor, ushtarët, policët dhe gjitha kategoritë tjera, kanë pagat më të larta jo vetëm në regjion por i kalojnë edhe disa vende të Bashkimit Evropian. Tani ne kërkojmë më shumë përkushtim në punë, në mënyrë që ta rrisim cilësinë në arsim dhe nxënësit tanë të marrin dijen e nevojshme për tu përgatitur për konkurrencën globale që na pret në treg”, tha Veseli.​

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img