16,01,2025

VENDOS Qeveria: Mbyllen lojërat e fatit për periudhën 10 vjeçare

Must Read

Qeveria “Haradinaj” ka miratuar kërkesën e Kuvendit rreth mbylljes së gjitha lojërave të fatit në Republikën e Kosovës.

“Ne po zbatojmë Rezolutën e Kuvendit të Kosovës. Kërkesë për Qeverinë të pezullohet lojrat e fatit për një periudhë 10 vjeçare. Lojërat e fatit ndalohen të gjitha”, ka deklaruar Haradinaj, shkruan Indeksonline

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ditë më parë një rezolutë të propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ku ishte kërkuar pezullimi i aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit si dhe plotësim/ndryshimi i ligjit përkatës.

Kjo rezolutë që mori mbështetjen e 74 deputetëve, përveç pezullimit të aktivitetit të lojërave të fatit, kërkoi nga Qeveria që të sjellë një ligj për t’i ndaluar ato.

“Qeveria brenda 30 ditësh të sjellë në Kuvend ligjin e ri që i ndalon të gjitha llojet e lojërave të fatit për një periudhë 10-vjeçare”, tha shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, teksa lexoi tekstin e rezolutës.

Në javën e fundit, në Kosovë, dy persona u vranë brenda dy kazinove.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, më herët gjatë ditës, përmes një postimi në Facebook i ofroi mbështetje rezolutës së deputetëve të Kosovës, duke thënë se ai ka kërkuar “inicimin e procedurave të nevojshme brenda ekzekutivit, të cilat do të rezultonin me mbylljen dhe pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen katër persona për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Më datë 30.12.2024 dhe 31.12.2024, në stacionin policor të Ferizajt janë raportuar dy raste të vjedhjeve të rënda, të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img