“Besoj që politika është një angazhim ditor. E shoh politikën jo me qëllime të vetme si një instrument i vetëm i Bashkisë. Patriotizmi i vërtetë është të ndihmosh shqiptarët të marrin ajër të pastër, të ndihmosh shqiptarët të gjejnë sa më shumë punë. Jetojmë më mirë nesër se sa dje”.
Ai ka deklaruar se i pranon kritikat për punën që bën, por kërkon që ato të jenë substanciale dhe jo të shprehura përmes dhunës, njofton Klan Kosova.
“Së pari mendoj që ta ndërtosh një qeveri është shumë me e vështirë se sa ta shkatërrosh. Kurrë se kemi thyer një xham, s’e kemi rrahur ndonjë punonjës publik, nëse kemi parë ndonjë vajzë si nuse kanë qenë tema për të kaluar kohën për të provokuar një debat. Kryeministria nuk është e Edi Ramës, është e shqiptarëve, e nëse thyhet një pllakë e vetme atëherë është shenj jo e mirë. Ajo që duhet të pranosh është që çështja në politikë nuk është konkurs bukurie. Çdo ditë nuk mund të marrësh vendime”.
Veliaj ka thënë se megjithë kritikat që merr, ai është zgjedhur për të marrë vendime dhe në rastin e kundërt ai nuk do të ishte i përgjegjshëm para qytetarëve që e kanë votuar.
“Politikani nuk është analist, politikani është vetëm të marrë vendime. Ta mbash kartën dhe të mos marrësh asnjë vendim është sikur të mos bësh asgjë. E kam trajnuar veten nuk marr kohë me portalet, që dikush ka një agjentë sistematike fyerjesh personale. Ajo që është e ngjashme tek politika me sportin është ajo se të gjithë kanë sytë tek përfundimi”.