05,05,2024

Vdes punëtori në Ferizaj, gjatë punimeve te nënkalimi i qytetit

Must Read

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se sot ka vdekur një punëtor, i moshës 50 vjeçares, derisa po punonte në projektin “Bashkimi i Qytetit”

Komuna përmes një njoftimi për media bën të ditur se i ndjeri ishte punonjës i kompanisë kontraktuese për kryerjen e punëve

“Pasditen e sotme, një ngjarje tragjike ndodhi në njërin nga segmentet e punës në projektin infrastrukturor “Bashkimi i Qytetit”, me ç’rast njëri nga punonjësit e kompanisë  kontraktuese mori lëndime të rënda që pas përcjelljes në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt,  ndërroi jetë”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agim Gashi, i cili tha se ende nuk dihen rrethanat se si ka ardhur deri te ky rast.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img