29,07,2025

Vdes 34-vjeçari, zyrtar i Komunës së Shtimes

Must Read

Mbrëmë ka vdekur nga koronavirusi në moshën 34-vjeçare, zyrtari i Komunës së Shtimes, Afrim Tafa.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i komunës, Naim Ismajli. Ai ka treguar se Tafa ishte i prekur me COVID-19.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e bashkëpunëtorit dhe kolegut Afrim Tafa, i cili si pasojë e virusit COVID-19 sot ndërroi jetë”, ka shkruar Ismajli në Facebook.

“Këto ditë vazhdimisht kisha kontakte përmes telefonit me personelin mjekësor dhe familjarët e tij. Shpresoja që Afrim djali, si e quaja unë, do të përballonte këtë sfidë. Por ja që afrimi nuk ia doli dhe na mërziti shumë. Ishte i ri, një djalë me shumë urtësi e energji për jetën i duhej akoma familjes, shoqërisë dhe vendit”.
Në emër të Komunbës së Shtimes, Ismajli ka shprehur ngushëllime për familjen e Tafës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Komuna e Ferizajt shpallë konkurs për operator transportues për linjën Urbane D

Ferizaj, 29 Korrik 2025 – Komuna e Ferizajt, përmes Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjenca, ka shpallur zyrtarisht organizimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img