20,11,2024

Vazhdon terri në shumë fshatra të Ferizajt

Must Read

Erërat e forta të ditës martë  lanë pa energji elektrike shumë pjesë të qytetit  dhe fshatra të Ferizajt .

Përkundër  deklaratave se KEDS është duke punuar në evitimin e dëmeve  shumë fshatra të Ferizajt ende nuk u është kthyer gjendja normale, ende janë pa energji elektrike.

Sipas zyrtarëve komunal të Ferizajt, është kërkuar nga KEDS që sa më shpejt të marr masa në evitimin e dëmeve dhe qytetarëve tu kthehet furnizimi me energji elektrike.

Gjendjen e kanë rënduar edhe punimet të cilat është duke i kryer KEDS në rajonin e Ferizajt.

Sipas deklaratave nga KEDS, në shumë  vende  janë eliminuar defektet janë edhe shumë fshatra të cilët për katër ditë janë në terr.

Fshatrat  Tërrn, Bablak, Babush, Surqinë, Mirash  dhe Cërnillë ende janë  pa energji elektrike që nga dita e martë.

Por si duket  pasojë e dëmeve të erërave të forta  nuk kanë qenë vetëm shtyllat elektrike.

Nga këto erëra kanë pësuar edhe drunj shumëvjeçarë. Foto të dërguara nga një qytetarë shihen pisha  të nxjerra me rrënjë  mbi fshatin Rahovicë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img