06,05,2024

Përkujtohet veprimtari i dalluar i çështjes kombëtare, Ramadan Emini

Must Read

Teatri “Adriana” ishte mbushur plot sot në mesditë. Ishin qindra qytetarë nga treva të ndryshme të gjeografisë shqiptare që kishin ardhur në mbledhjen komemorative që organizoi Shoqata e të Burgosurve Politik bashkë me Komunën e Ferizajt, në përkujtim e nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare, Ramadan Emini.

Në mesin e qindra qytetarëve, shtetarëve, drejtues e përfaqësues të institucioneve publike e shoqërore, shoqatave të luftës së UÇK-së e të burgosurve politik, i pari i Ferizajt, Agim Aliu iu drejtua të pranishmëve me fjalë rasti.

“Këto dërrasa teatri, shumë herë u shkelën jo për art. As për gëzime. As për festa. Këmba jonë qindra herë rëndoi mbi kurrizin e drunjtë, për të përkthyer lotin në fjalë. Dhembjen në forcë e krenari.Edhe sot, është njëlloj. Aty prapa, qëndron e na sheh edhe nga lartë, veprimtari që merr kuptim të plotë të fjalës, vetëm pak po ta gërvishim historinë që barti ky burrë mbi supe.Është Ramadan Emini, është fytyra që pulson sakrificën e bërë njësh me krenarinë. Është vëllai i dashur e i përkëdhelur i më të shtrenjtës heroinë që i dhamë Kosovës – Hyrë Eminit. Ai ishte babai që mundi vuajtjen, trishtimin e zemrën e bërë copë nga e ashpra vdekje që i mori më të dashurit.Ishte e gjatë do të mbetet, ikona dalluese e qytetit, që papërkulshëm, dinjitetshëm siç pati në gjene tradite të familjes, ecjen vertikale, krenarinë që i mbushte gjoksin e zbehjen e lehtë që i venitej mërzia dallueshëm fytyrës. Lartë në qiell jetojnë engjujt. Vallja e vdekjes, kapërdiu edhe Danin. Është Hyra ajo që e pret krahëhapur të vëllanë, është Kosova ajo që deshën, jemi ne, që gjithmonë do t’i mbajmë në zemër” tha mes tjerash, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Me fjalë rasti, të pranishmëve iu drejtua edhe Fatmir Thaçi nga Shoqata e të Burgosurve Politik. Ai kujtoi me mall dhe çmoi lartë veprën e veprimtarit Emini. Njëlloj edhe Sabit Gashi, mik i veprimtarit Emini përmes letrës dërguar që iu lexua të pranishmëve evokoi kujtimet me të ndjerin.

Përfaqësues të Shoqatës “Vatra”, pas fjalës emocionale që përshkroi rrugëtimin e veprimtarit Emini në këtë shoqatë, për kontributin e tij 10 vjeçar i ndanë mirënjohjen “Nderi i Vatrës”.

Me falënderimin e familjarëve e poezi të deklamuara me këtë motiv dhe te shkruara nga vet veprimtari Emini, përfundoi mbledhja përkujtimore për jetën dhe veprën e veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare, Ramadan Emini.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img