18,05,2024

Vazhdon dezinfektimi i hapësirave publike në Ferizaj

Must Read

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu ka bërë të ditur se  janë duke vazhduar masat mbrojtëse  nga virusi COVID19.

Gjatë ditës së sotme janë dezinfektuar Xhamia e Madhe dhe Xhamia e Vogël në Ferizaj, Biblioteka e Qytetit dhe Qendra Sociale në Dubravë.

Po vijojmë me masa shtesë mbrojtëse, edhe tash pas konfirmimit të dy rasteve me virusin COVID-19, duhet ta ruajmë qetësinë, paniku nuk i shërben kurimit e as mbrojtjes, përkundrazi. Profesionistët shëndetësor po bëjnë gjithë çfarë munden për të mbrojtur qytetarët.

Bashkëqytetarë të nderuar!

Shmangni daljet e panevojshme, mbroni familjen, shtoni kujdesin në qarkullimet e domosdoshme e patjetër respektoni në plotni udhëzimet e profesionistëve. Ju e keni në dorë të mbroni shëndetin publik, bashkë do t’ia dalim., thuhet në deklaratën e kryetarit te Ferizajt Agim Aliu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 17.05.2024  rreth orës 21:00 në rrugën’’Driton Islami’’ në Ferizaj ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img