28,04,2024

Vazhdojnë punimet e projektit “Bashkimi i Qytetit”, largohet njëri nga binarët e hekurudhës

Must Read

Projekti i transformimit rrënjësor urban “Bashkimi i Qytetit” tashmë ka filluar të zhvillohet edhe në trupin e hekurudhës që ndanë qytetin në dy krahë. Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, projekti i së cilit mëton ta zgjidh kaosin urban, doli sot për të inspektuar punimet në këtë projekt ku si rrjedhojë u bë edhe largimi i njërit nga binarët përgjatë gjithë vijës hekurudhore në qendrën e qytetit.

Bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqin, zyrtarë nga InfraKos e punonjës në projektin e lartcekur u hoq sot një nga binarët e pashfrytëzuar e qarkullimit hekurudhor me lejen e autoriteteve përkatëse, gjë që lehtëson qarkullimin në këtë pjesë për qytetarët si dhe mundëson zhvillimin e punimeve të nëndheshme për ndërtimin e nënkalimit për vetura e këmbësorë.

Përfunduar në mbi gjysmën e tij, projekti “Bashkimi i Qytetit” për pak muaj del në krahun e rrugës “Ahmet Kaçiku” për t’u përfunduar plotësisht vitin që vjen. Kjo vepër gjigande infrastrukturore që tashmë listohet në rangun e projekteve identitare të Ferizajt, po përfundohet sipas dinamikës e standardeve më të larta të punës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img