03,05,2024

Valon Eshrefi kandidon për të parin e PDK-së në Ferizaj

Must Read

Valon Eshrefi ka paraqitur kanditaturën për ta udhëhequr degën e PDK-së në Ferizaj
Këtë vendim e ka bërë të ditur përmes një postimi në Fb

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të PDK-së, të dashur qytetarë të Ferizajt!

Duke shprehur respektin dhe falenderimin tim për mbështetjen e vazhdueshme që më ofruat gjatë rrugëtimit tim në politikë, ju njoftoj se zyrtarisht e kam shpallur kandidaturën time për Kryetar të Degës së PDK-së në Ferizaj.

Vendimi për kandidaturën time është reflektim dhe përgjigje pozitive ndaj kërkesave të shumta të anëtarësisë së gjerë, Degës së PDK-së dhe një gatishmëri e imja për të pranuar drejtimin e Degës në frymën e Dekadës së Re.

Kandidaturën time e shpreh si mirënjohje dhe falenderim për antarësinë e gjerë dhe të gjitha strukturat e PDK-së të cilat me vullnetin e pathyeshëm e themeluan, zhvilluan dhe e drejtuan PDK-në.

Gjithashtu uroj kandidatët e përzgjedhur në nivel nëndege dhe delegatët që do t’i futen garës në nivel të degës, pa harruar edhe kandidatët për Kryetarë të Degës së PDK në Ferizaj, me dëshirën më të mirë që vullneti i lirë i zgjedhësve të përcaktojë kandidatët fitues!

Urime e shëndet!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img